Policia e Tiranës ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një 34-vjeçar, i cili u kap në flagrancë duke vjedhur në një makinë  në pronësi  të një shtetasi nga Paskuqani. Sipas uniformave blu, të riut iu gjetën edhe tre telefona celularë.

“Tenton të vjedhë në mjetin e një shtetasi por arrestohet në flagrancë nga Policia.Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale tre aparate celularë të vjedhur.Specialistët e Seksionit për Hetimin e  Krimit në Komisariatin e Policisë nr 2 arrestuan në flagrancë shtetasin: F. T., 34 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale  “Vjedhja ” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme në rrugën “Brigada e 8-të”, ka tentuar të vjedhë në mjetin shtetasit D. D banues në Paskuqan

Falë reagimit të menjëhershem të forcave policore pas marrjes se njoftimit, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, ku gjatë kontrollit fizik Policia i gjeti  3 aparatët celularë që kishte vjedhur në autonjetin e shtetasit D.D. Materialet  i kaluan për veprime të mëtejshme  Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë  për veprën penale “Vjedhja””- njofton policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: