TIRANE- Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi në një prononcim ekskluziv për ‘BalkanWeb’ ka sqaruar arsyen e ndalimit nga policia ditën e sotme. Ndalimi u bë me pretendimin se ajo kishte thyer urdhrin, duke futur automjetin në pedonalen e qytetin, në një kohë kur në fundjavë është i ndaluar qarkullimi i mjeteve.

Ajo theksoi se makina me të cilën kishte shkruar në punë ishte ndalur në oborrin e brendshëm të Bashkisë, ndërsa sqaron se nuk ka marrë gjobë. Mes të tjerash Ademi pohon për ‘BalkanWeb’ se është shprehur e gatshme që të diskutojë vet me punonjësit e patrullës së policisë, ndërsa nuk nguroi që të kritikonte këta të fundit. “Patrulla policie që gjoja janë në shërbim dhe nuk kryejnë punën. Krijojnë me shumë probleme se sa zgjidhin punë.”, tha Ademi.

Voltana Ademi
Voltana Ademi

“Makina është ndalur në oborrin e brendshëm të Bashkisë Shkodër. Nuk kam marr gjobe. Kam preferuar të ndalem e të diskutojë vetë me Patrullën e policisë në Shkodër, e indinjuar nga situata e qarkullimit rrugor. Patrulla policie që gjoja janë në shërbim dhe nuk kryejnë punën. Krijojnë me shumë probleme se sa zgjidhin punë. Janë në territor dhe bëjnë sikur nuk shohin që ka parkime dyshe në çdo rrugë, që parkohen makina në vende që nuk lejohet parkimi e përkundrazi është rrugë e destinuar për biçikleta. Janë në territor dhe nuk veprojnë kur qytetarët nuk mund të kryejnë shërbimet e veta për shkak të bllokimit të rrugës në mënyrë të padrejtë. Në shumë rrugëve prej vitesh janë parkuar në mes të rrugës makinat “për shitje”. Kam komunikuar me shefin e komisariatit për situatën qe përsëritët çdo dite.”, bëri me dije Ademi për ‘BalkanWeb’.

ademi-2
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: