Nga Jorgji KOTE

Si rrallë ndonjëherë nga krijimi i tij, ka pasur një vëmendje, interesim dhe shqetësim politik e qytetar në prag të samitit të 20 vendeve më të zhvilluara të botës (G-20), që zhvillohet më 7-8 korrik 2017 në Hamburg të Gjermanisë. Epilogu i këtij shqetësimi qytetar ka ditë që po shfaqet në Hamburg, ku me mijëra protestantë skeptikë kanë filluar demonstrimin e tyre, që do të përshkallëzohet gjatë dy ditëve të ardhshme, por që shpresohet të jetë paqësor, pa degjeneruar në akte të dhunshme. Ndërkohë, mediat gjermane vlojnë nga debatet dhe polemikat mbi rezultatet e tij të pritshme. Në fakt, ky samit është paraprirë qysh pardje nga vizita zyrtare në Berlin e presidentit kinez, si dhe nga kontakte, biseda dhe telefonata të shumta ndërmjet liderëve pjesëmarrës.

Ndër arsyet kryesore të këtij tensioni të pazakonshëm politik janë problematika e këtij takimi me tema të tilla të nxehta, si Traktati i Paqes i Parisit dhe ndryshimet klimatike, kriza e azilit, terrorizmi, tregtia e lirë ndërkombëtare, proteksionizmi, e deri te kërcënimet më të fundit të Koresë së Veriut.

Këto janë tema ku përplasen interesa, parime, traktate dhe konflikte serioze strategjike; këto të fundit, në vend që të përafroheshin ose zvogëloheshin, duket se janë shtuar edhe më tepër, sidomos pas ardhjes së Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Ishte pikërisht ai që me qëndrimet e tij të njëanshme çoi në dështimin unikal të Samitit të G-7 në qershor në Itali, çka ka hedhur hijet e dyshimit edhe mbi Samitin e Hamburgut. Këtë atmosferë të rënduar e shton dhe fakti se aty marrin pjesë edhe liderë të disa shteteve, të njohur për prirjet e tyre autoritariste, të akuzuar për korrupsion dhe si shkaktarë të gjendjes së krijuar në këto fusha.

Analizën e plotë mund ta lexoni në Gsh.al duke klikuar në linkun:

http://www.gsh.al/2017/07/07/g-20-perballe-sfides-ne-hamburg/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: