TIRANE

Vëllai i Madh ka vendosur disa kuti brenda Big Brother VIP Albania të quajtura “kutitë e emergjencës”. Kutitë kanë çmime të ndryshme për konkurrentët, por ai që e thyen dhe fiton çmimin, mund të përballet edhe me një dënim.

Sot ka qenë G Bani, ai që theu i pari një nga kutitë e emergjencës, duke fituar 5000 euro. Ndërsa hapte zarfin për të mësuar dënimin, G Bani tha se shpresonte për një penalizim kolektiv, ndërsa u shpreh se nuk mori kutinë që i jepte imunitet se nuk e donte këtë gjë.

Rozana lexoi përmbajtjen e zarfit, ku shkruhej:

“Ti sapo humbe të drejtën për të fituar 100 mijë euro të çmimit të madh, në rast se do të jesh ti fituesi i çmimit të madh.”

Pra, G Bani mund të vazhdojë lojën brenda shtëpisë së BBVIP, por nuk do të mund të garojë për 100 mijë eurot e çmimit të madh, si gjithë banorët e tjerë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb