UASHINGTON– Vendet e pasura dhe ato në zhvillim të G20-Financë kërkuan miratimin e mjeteve për të vënë në dijeni se cilët janë ata persona që fshihen pas shoqërive offshore, epiqendra e skandalit të “Panama Papers”, sipas një projekt-deklarate të publikuar sot nga media.

Takimi në Uashington, me pjesëmarrjen e disa shteteve kërkon kryesisht identifikimin deri në korrik të parajsave tatimore jo-bashkëpunuese dhe parashikon marrjen e “masave shtrënguese” kundrejt tyre, sipas këtij dokumenti. Deklarata përfundimtare pritet të jepet rreth pasdites së sotme 17:00 GMT. Ky është reagimi i parë ndërkombëtar përballë skandalit të “Panama Papers” që përfshin një sistem të gjerë të evazionit fiskal nëpërmjet shoqërive fantazmë që fshehin identitetin e përfituesve të vërtetë.

Në një deklaratë të ministrave të Financave të G20-ës u argumentua se përmirësimi i transparencës ndaj përfituesve është jetike për të mbrojtur integritetin e sistemit financiar ndërkombëtar dhe për të parandaluar përdorimin e këtyre subjekteve për qëllime korrupsioni dhe shmangien nga tatimet.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: