Shefat e financave të ekonomive të mëdha të G20 u mblodhën ditën e sotme në një tryezë të përbashkët në Venecia të Italisë ku trajtuan disa prej çështjet më aktuale.

Në fokus të bisedimeve ishte padyshim Covid-19 duke nxjerrë në pah kërcënimin që i  kanoset ekonomisë globale nga variantet e koronavirusit. G20 do të adresojë shqetësimet se rritja e variantit të përhapur me shpejtësi të variantit Delta e kombinuar me qasje të pabarabartë në vaksina, paraqet rreziqe për rimëkëmbjen ekonomike globale. Ata gjithashtu pranuan nevojën për të siguruar qasje të drejtë në vaksinat në vendet e varfëra. Por draft komunikata e vulosur nuk përmbante propozime të reja specifike se si do të bëhet kjo gjë.

Një marrëveshje për taksat e cila pas tetë vjet diskutime pritet që udhëheqësit kombëtare t’i japin asaj një bekim përfundimtar në samitin e G20 teorin e këtij viti  në Romë ishte po ashtu pikë diskutimi.

Pakti do të vendosë një taksë minimale globale të korporatave prej të paktën 15% për të parandaluar kompanitë shumëfitimprurëse nga blerjet për shkallën më të ulët të taksave. Ai gjithashtu do të zhvendosë mënyrën se si kompanitë shumëfitimprurëse si Amazon dhe Google taksohen, duke e bazuar pjesërisht në vendin ku ata shesin produkte dhe shërbime, sesa në vendndodhjen e selisë së tyre.

Ministri gjerman i Financave Olaf Scholz u konfirmoi gazetarëve se të gjitha ekonomitë e G20 ishin në bord për paktin ndërsa një pjesë e vendeve më të vogla që ende janë kundër saj, si Irlanda dhe Hungaria, do të inkurajohen të bien dakort deri në tetor.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: