Kryeministrja italiane Giorgia Meloni do të mbajë takim virtual me liderët e G7-s më vonë të mërkurën (sot) për t’i diskutuar krizat në Lindjen e Mesme, ka thënë zyra e saj.

“Italia do të vazhdojë të përpiqet për zgjidhje diplomatike, duke përfshirë edhe përmes aftësive të saj si kryesuese e G7-s. Unë kam thirrur për takim këtë pasdite liderët e shteteve të grupit”, citohet t’i ketë thënë Meloni kabinetit të saj.

Italia mban presidencën e radhës së G7-s – grupi i demokracive kryesore perëndimore, i cili përbëhet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia.

Meloni i ka thënë ministrave se ka “shqetësime të thella” për zhvillimet e fundit, duke përfshirë sulmin raketor të Iranit kundër Izraelit dhe jostabilitetin në Liban, ka thënë zyra e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: