Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian dhe homologu i tij gjerman, Heiko Maas shprehën sot keqardhje për faktin se sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo nuk do të marrë pjesë në G7-ën e ministrave të Jashtëm në Francë, të programuar për këtë të premte dhe të shtunë.

Megjithatë, Le Drian, gjatë një konference për shtyp në Nju Jork me rastin e dy presidencave binjake të Parisit dhe Berlinit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka specifikuar se ai do të ketë mundësi për ta takuar Pompeon në Uashington në takimin e NATO-s.

“Do të flasim për përgatitjen e G7-ës. Nuk është hera e parë që mungon një koleg, do të flasim me Uashingtonin për këtë”, theksoi Maas nga ana e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb