TIRANE

I pyetur nëse i njeh vetes ndonjë gabim në raport me kryeministrin Edi Rama, Presidenti Ilir Meta u shpreh se nuk njeri të pagabueshëm, por e rëndësishme është që fajet apo gabimet të mos penalizojnë një popull të tërë. Meta përsëriti edhe një herë ftesën për dialog, ndërsa theksoi se do të jetë i gatshëm 24 orë në 24, në funksion të zgjidhjes së krizës.

“Mendoj që të vazhdojmë meqë ka nisur gushti. Për gabime nuk mendoj se ka njeri të pagabueshëm, me rëndësi është të mos bëjmë faje. Edhe e rëndësishme është që gabimet tona të mos penalizojnë një popull të tërë. Ne kemi bërë të gjithë gabime apo qoftë edhe faje, kemi shumë përgjegjësi të tjera, përndryshe Shqipëria do të ishte prej vite anëtare e BE-së, por sidoqoftë kemi mundësi të reflektojmë në orët e ditët që vijnë, para se të kalojmë në kundërkohë, dhe kundër koha është të fillojmë të shpikim fajtorët se kush e kishte fajin për një gjë që ne e dimë se cili më shumë e më pak ka përgjegjësitë e tyre. Unë dola këtu për të marrë edhe një herë përgjegjësitë e mia. Jam në gatishmëri 24 orë në 24 për dialog.” theksoi Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb