BRUKSEL

Zbardhet rezoluta e Parlamentit Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me Bashkimi Europian. Në Rezolutën e miratuar sot, Parlamenti Evropian pohon qartë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë plotësuar kërkesat për të hapur negociatat për anëtarësim.

Mes tjerash, eurodeputetët u kanë kërkuar me urgjencë vendeve të BE-së të veprojnë me përgjegjësi ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe të marrin një vendim unanim pozitiv në mbledhjen e ardhshme.

Teksa shprehin zhgënjimin për bllokimin e procesit zgjerues me Ballkanin Perëndimor, eurodeputetët e Parlamentit Europian përmendin reformat e thella që kanë ndërmarrë të dyja vendet, konkretisht, Shqipëria në reformën në drejtësi, ndërsa Maqedonia e Veriut në arritjen  e Marrëveshjes së Prespës me shtetin e Greqisë.

Rezoluta e PE:

Në një rezolutë të miratuar të enjten, Parlamenti Evropian thekson se të dy vendet plotësojnë kërkesat për të filluar negociatat. Parlamenti shpreh zhgënjim të thellë ndaj dështimit për të rënë dakord në samitin e BE-së në 17-18 tetor, për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Eurodeputetët shprehin keqardhje për vendimin e Francës, Danimarkës dhe Hollandës për të bllokuar vendimarrjen dhe thonë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë përpjekje të konsiderueshme gjatë viteve të fundit dhe plotësojnë kriteret e BE-së për të filluar bisedimet e anëtarësimit.

Duke vlerësuar përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për të zgjidhur çështje të vështira dypalëshe me vendet e saj fqinje, eurodeputetët gjithashtu mirëpresin reformat e fundit të gjyqësorit në Shqipëri.

Capture
Capture

Një gabim strategjik

Mosmarrja e vendimit” nga drejtuesit e BE-së është një gabim strategjik, i cili dëmton besueshmërinë e BE-së dhe dërgon një mesazh negativ për vendet e tjera potenciale kandidate. Ajo mund të mundësojë gjithashtu që aktorët e tjerë të huaj – veprimtaria e të cilëve mund të mos jetë në përputhje me vlerat dhe interesat e BE-së – të angazhohen më tepër me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Një reformë e procesit të zgjerimit, e mbrojtur nga disa vende, nuk duhet të pengojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat tashmë plotësojnë kërkesat për t’u vlerësuar në bazë të meritave të tyre dhe kritereve objektive, dhe jo të gjykohen nga agjendat politike të brendshme në vendet e tjera.

Koha për hapjen e negociatave është tani

Eurodeputetët u kërkojnë vendeve të BE-së të veprojnë me përgjegjësi ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe të marrin një vendim unanim pozitiv në mbledhjen e ardhshme. Parlamenti duhet të rrisë aktivitetet e tij të mbështetjes së demokracisë për të siguruar që parlamentet kombëtarë në Ballkanin Perëndimor të luajnë rolin e tyre si motorë për reformat demokratike.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: