SHKODER- Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka thënë nga Shkodra se po angazhohet për të bërë ndryshime në kodin penal për gabimet mjekësore.

Në ditën Botërore të Shëndetësisë, Beqaj u shpreh nga Shkodra se do ketë ndryshim jo vetëm për nenin 96 të kodit penal, që i konsideron gabimet mjekësore si vepër penale, por do ketë një ndryshim në tërësi të këtij kodi.

“Ka një angazhim timin për te pare ndryshimin e kodit penal për gabimet mjekësore. Nuk behet fjale vetëm për nenin 96 por për krejt pjesët e shendetesisë qe janë ne kosin penal. Mjeket e Shkodrës mund te shprehin qëndrimin e tyre edhe me ndërprerje te punës por ne jemi duke e parë. Tjetër është gabimi, tjetër është pakujdesia, tjetër është neglizhenca”- ka thënë ministri Beqaj.

Kujtojmë se bluzat e bardha në Shkodër kanë dalë disa herë në protestë kur kërkojnë që shteti të reagojë për të tilla fenomene, ku gabimet mjekësore të mos konsiderohen vepër penale.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: