Mes shumë personazheve të njohur në “El Clasico” binte në sy edhe aktorja Julia Roberts e cila pas ndeshjes së të dielës, hyri në korridoret e “Santiago Bernabeu-t” për t’i takuar nga afër futbollistët.

Aktorja e famshme amerikane pati mundësinë të njihej personalisht me Messi-n, Cristiano Ronaldo-n, etj, por për fatin e saj të keq u bë protagoniste e një gafe me Sergio Ramos.

Mbrojtësi i Real Madrid-it doli nga loja me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër ndaj Lionel Messi-t, duke kontribuar negativisht për skuadrën e tij. Por Roberts nuk e ka vënë re këtë episod: “Komplimente, luajte shumë mirë”, i ka thënë aktorja pas ndeshjes. Një moment i sikletshëm, i publikuar edhe nga Real Madrid në faqen e tij në Twitter.

Dhe për fatin e keq të Julia Roberts, e cila ndoshta donte thjesht të ngushëllonte disi Ramos-in, tashmë videoja është bërë virale.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb