Gafat e kandidatëve për deputetë apo kryetarë bashkie janë të njohura në Shqipëri dhe sigurisht mbahen mend gjatë. Një të tillë e ka bërë edhe kryesuesi i listës së Bashës në Shkodër, profesor Romeo Gurakuqi.

Në mitingun përmbyllës elektoral Gurakuqi ka cituar disa vargje të Qemal Stafës por ia ka atribuuar Migjenit.

“Sot…është më e vertetë se kurrë profecia e një shkodrani të madh, e një poeti të madh, Millosh Gjergj Nikollës, Migjenit. ‘E vjetra shembet, kohët po ndryshojnë, një jetë e re po lulëzon mbi germadhat e republikës së informalizuar'”, citoi Gurakuqi.

Në fakt, fjalët i takojnë hartimit të Qemal Stafës, që i shkroi fare i ri në moshën 15-vjeçare, mbi një temë nxjerrë nga Shileri. Hartimi u shkrua në vitin 1935, kur Qemali ishte nxënës në gjimnazin shtetëror të Shkodrës.


(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb