Xhupi i Liverpul duket të jetë më i parapëlqyer për kryeministrin Edi Rama kohët e fundit. Nuk dihet nëse është kjo një tradhti për skuadrën e tij të zemrës, Juventus, por ajo që nuk ka kaluar pa u komentuar në xhupin ‘new entry’ të tij është reklama e kompanisë së basteve on line, “BetVictor” e stampuar në xhup, poshtë logos së ekipit të futbollit.

Rama Xhupi

Njeriu që e bëri qëllim në vetvete zhdukjen e lojrave të fatit, duket se ka shkelur vetë ligjin që ndalon rreptësisht reklamimin e kompanive të basteve në Shqipëri.

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë në takimin me banorë të Lushnjes kishte veshur xhupin e Liverpulit, ekipit anglez të futbollit, sponsor i të cilit është edhe kompania e basteve “BETVICTOR”. Logoja e kësaj kompanie bastesh, ligjore në Angli, është në çdo fanellë të skuandrës ishullore prej shumë kohësh. Por ligji i miratuar nga mazhoranca e drejtuar nga Rama nuk lejon askënd të reklamojë çdo mundësi lojrash fati.

Fanela

Me një kërkim të thjeshtë në motorrin e kërkimit në internet, “Google”, shfaqen mundësitë për të vënë baste, gjë e cila në Shqipëri është e ndaluar me ligjin e iniciuar dhe mbështetur fuqimisht nga kryeministri Rama.

Betvictor Screenshot 7
Betvictor Screenshot 7

Pak kohë më parë, në ndeshjen e Supërligës Partizani – Kastroti, ekipi krutan në bluza kishte logon e një kompanie bastesh. Ditë më pas, organet kompetente, bazuar në ligj proceduan administratorin e Kastriotit, për reklamim të kompanisë së basteve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: