Prej kohësh Barcelona po bën tentativa të panumërta për të transferuar Philipp Coutinho-n te Barcelona, por Liverpool gjithashtu po i hedh poshtë të gjitha ofertat. Ditët e fundit është raportuar për një akord mes palëve, por nuk ka patur asgjë zyrtare.

Gjithsesi ka qenë sponsori i Barcelonës, Nike, që ndoshta me një lëvizje të qëllimshme ka bërë një njoftim tepër interesant.
cou
“Philippe Coutinho është gati të ndezë stadiumin ‘Camp Nou’. Bli fanelën tënde të personalizuar me emrin e magjistarit”, thuhet në njoftimin e sponsorit teknik të Barcelonës, që u zhduk në harkun e pak minutave. Shumëkush e quan këtë zëvendësimin e denjë të Neymar te skuadra “blaugrana”, por deri në një marrëveshje finale mes palëve, ka vetëm hamendësime dhe asgjë zyrtare.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: