Irlanda, apo Irlanda e Veriut? Ku duhet të udhëtojë Skënderbeu? Tek e dyta sigurisht, por aplikimi për viza është bërë në konsullatën e Irlandës dhe jo tek Irlanda e Veriut.

Zbulohet skandali me vizat në Korçë! Më shumë sesa një neglizhencë nga ana e Ambasadës Angleze, ka qenë një gafë e shefit të klubit, Ilirjan Përmeti. Ky i fundit, duke harruar, apo duke mos e ditur se ka dy “Irlanda”, ka aplikuar për vizë në konsullatën e Irlandës. Në fakt duhet të aplikonte për viza në Ambasadën Angleze për në Irlandën e Veriut…

Gati e pabesueshme, por e vërtetë. Kjo ngatërresë ka sjellë më pas edhe probleme me afatet kohore. Ambasada Angleze në Athinë ka bërë me dije se lojtarët dhe zyrtarët e klubit duhet të kishin aplikuar më parë për dokumentet, pasi kishte një afat kohor për t’u respektuar. Është dashur që procedurat të nisin sërish nga e para dhe më pas gjërat janë shtrënguar shumë.

Ky ka qenë edhe shkaku pse Ilirjan Përmeti ka dribluar në rastin e parë, kur është pyetur mbi çështjen. Ai pati thënë se lojtarët ishin pajisur me viza, por vetëm një ditë më pas ka qenë presidenti Ardjan Takaj ai që ka deklaruar se kjo nuk ishte e vërtetë dhe se skuadra e tij rrezikonte seriozisht udhëtimin drejt Belfastit. Gjithçka u zgjidh me ndë­ rhyrjen e Ministrisë së Jashtme dhe UEFA-­s, por që i kushtoi klubit 25 mijë euro më shumë dhe një tension mjaft të madh. Edhe pse bëhet fjalë për ekipin kampion të Shqipërisë, duket se ka qenë e paevitueshme që të kryenin një gafë të tillë. Për fat, edhe pse me kosto të lartë, korçarët kanë arritur të marrin vizat dhe të zyrtarizojnë kualifikimin për në raundin tjetër të Ligës së Kampioneve, pas asaj fitoreje 4­1 në ndeshjen e parë.

(m.k/Panorama/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: