Shkarkimi i trajnerit të Birmingam City-t është bërë shkak për një gafë të pafalshme në Angli.
Skuadra që militon në “Championship”, ose kategoria e dytë në Angli, shkarkoi nga detyra trajnerin Harry Redknap dhe kompanitë e bastev siç ndodh në Britani që nuk lënë asgjë pa kuotuar, nxituan të vendosin koeficientet për teknikun pasardhës, raportojnë mediat angleze.
Por kompania “Paddy Power” ka bërë një gafë flagrante, duke qenë se mes kandidatëve të mundshëm ka hedhur një kuotë (koeficienti 66) edhe për Ugo Ehhiogu, ish-trajner i Totenhem U-23. Fatkeqësisht, trajneri anglez në fjalë ka ndërruar jetë në muajin prill të këtij viti dhe kompania e basteve nuk ishte në dijeni.
(e.k/BalkanWeb)