Lady Gaga dhe Bradley Cooper jo vetëm formojnë tashmë një çift bashkë, por thuhet se jetojnë bashkë prej disa kohësh, ku Germanota është transferuar në shtëpinë e aktorit.
Këto janë zhvillimet e reja të gossip që mbajnë pezull shumë fansa të tyre që bëjnë tifo për të dy protagonistët e ‘A Star is Born’.

Lajmin e bën me dije revista amerikane ‘In Touch’ që citon disa burime pranë çiftit. Sipas revistës të dy jetojnë jo shumë larg banesës së re së Irina Shayk, ish partnerja e Cooper.

Sipas shumë zërave ka qenë pikërisht flirti mes Gaga dhe Bradley që i ka dhënë fund dashurisë së çiftit.
Edhe pse flirti nuk është konfirmuar as nuk është mohuar, kjo duket se ka goditur fantazinë e shumë atyre që kanë parë ‘A Star is Born’, që tashmë e besojnë më shumë historinë e tyre.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb