Në një kohë kur pjesa tjetër e botës ekzalton përmbysjen e madhe që dërgon Liverpool në finalen e Champions League, mediat spanjolle kanë nisur një sulm pa asnjë mëshirë kundër Barcelonës. “Qesharakët më të mëdhenj në histori”, është titulli i të përditëshmes katalunjase “Sport”, e cila “dënon” skuadrën e drejtuar nga Valverde, duke nënvizuar faktin se për herë të parë në pesë vitet e fundit nuk do të jetë një skuadër spanjolle që do të ngrejë lart trofeun e Champions.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Gjëmim në Anfield” shkruan në faqen e parë “AS”, që shoqëron titullin me imazhin e Ter Stegen që sheh pa shpresa topin në rrjetën e tij. Fotografia e Leo Messi poshtë tribunës së tifozëve të Liverpool është zgjedhur nga “Marca”, që titullohet “Dështim historik”. Nuk kursen sulmin “El Mundo Deportivo”. Gazeta tjetër katalunjase luan me fjalët, duke u titullur “Skuqje”, si referim për turpërimin e Barcelonës pas përmbysjes së madhe e dyta radhazi në Champions, pas asaj të regjistruar në Romë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Krejt e ndryshme është atmosfera që përçojnë të përditëshmet angleze, të cilat kanë harxhuar të gjitha elozhet për Jurgen Klopp dhe skuadrën e tij. “Mrekulli në Anfield”, është ky titulli që duket sikur është kopjuar nga shumë prej të përditëshmeve britanike.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Triumfi me përmbysjen e madhe të Liverpool ka pushtuar edhe mediat e tjera europiane, të cilat celebrojnë paraqitjen spektakolare dhe “grintën” e “Reds”, që sipas tyre konfirmohen favoritë në këtë edicion të Champions League.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb