“Barazimi le kualfikimin të hapur, por me Cristiano Ronaldo, Juventus është i favorizuar”. Me pakë fjalë, është ky opinioni i përgjithshëm i mediave italiane pas mbrëmjes të së mërkurës në çerekfinalet e Champions. Të përditëshmet përtej Adriatikut i kanë thurur elozhe sulmuesit portugez, por nga ana tjetër nuk e zbehin aspak paraqitjen e formacionit holandez të mbushur me talente. Optimizmi nuk fshihet për ndeshjen e kthimit, ku sipas gazetave më të mëdha sportive italiane, “Zonja e Vjetër” është e favorizuar për të kaluar në gjysmëfinale.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në delir janë mediat spanjolle, sidomos ato katalunjase, të cilat flasin me superlativa për paraqitjen e Barcelonës dhe fitoren e saj 1-0 në transfertën kundër Manchester United. Sipas tyre, me këtë sukses Messi dhe shokët e tij e kanë në dorë biletën për në raundin tjetër të Chanpions. Ndryshon krejtësisht atmosfera në mediat angleze, që si gjithmonë luajnë me fjalët në titujt e tyre. Për të përditëshmet britanike, humbja në shtëpi e detyrojnë Solskjaer dhe të besuarit e tij të ëndërrojnë një tjetër mrekulli në ndeshjen e kthimit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: