Ishte njeriu i mbrëmjes në Champions. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe dhe pasi udhëhoqi Juventusin drejt triumfit, Kristiano Ronaldo ka pushtuar faqet e para të mediave ndërkombëtare, sportive dhe jo vetëm. Nga “legjendë”, te “fenomenal”, madje edhe “marsian”, janë këto disa prej epiteteve që shoqërojnë fotot e mëdha të CR7 në të përditëshmet italine. Ato i thurin elozhe paraqitjes personale të sulmuesit portugez, por edhe Juventusit si skuadër në fitoren e madhe 3-0 kundër Atletiko Madrid. Po ashtu, mediat përtej Adriatikut shprehen se si me tre golat e tij, Ronaldo shpërbleu brenda një nate investimin e çmendur të “Zonjës së Vjetër” për të blerë kartonin e tij nga Reali Madridit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Jo vetëm në Itali. Kristiano Ronaldo është “heroi” io faqeve të para edhe në mediat spanjolle, franceze dhe sigurisht portugeze.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Një atmosferë triumfi shpërndajnë edhe të përditëshmet angleze, që nuk e kanë harruar CR7, por gjithsesi fjalët më të mira i kanë për Pep Guardiolën dhe futbollistët e tij, pas asaj fitore të ekzagjeruar 7-0 kundër Schalke 04.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas tyre, Mançester Siti tregoi edhe një herë se është një nga favoritët kryesorë për të fituar Champions.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb