Pas përmbysjes së Liverpool elkzaltimi kapi kulmin, por kur Tottenham përsëriti të njëjtën gjë kundër Ajax dhe siguroi finalen e Champions, mediat angleze nuk mund të përmbaheshin. Faqet e para dhe titujt kryesorë të gazetave britanike mëngjesin pas suksesit të skuadrës londineze nuk as nuk mundohen ta fshehin euforinë.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sigurisht, Lucas Moura është “heroi” i ditës, ndërsa në stilin e tyre të përditëshmet angleze “luajnë” me emrin e tij, për të treguar se një tjetër mrekulli në Champions mban firmën e një skuadre të Premier Ligës. Po ashtu, nuk lihet pa nënvizuar me forcë faktin se janë skuadrat angleze ato që dominuan futbollin europian. Kjo gjë nxirret në pah edhe nga mediat e tjera më të rëndësishme europiane.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Disa përshkruajnë magjinë që dhuruan gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. Gjithmonë për meritë të Liverpool dhe Tottenham. Monumental është titulli kryesor i të përditëshmes spanjolle “Marca”. “Zoti shpëtoftë Champions”, hapet gazeta madrilene që ndryshon me shumë stil titullin e himnit britanik “God save the Queen”.
(balkaweb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb