Nuk kishte si të ndodhte ndryshe dhe triumfi i Chelsea në finalen e Europa League ka pushtuar faqet e para dhe titujt kryesorë të mediave angleze. Përveç suksesit sportiv të Bluve, një hapësirë të madhe ka marrë e ardhmja e Maurizio Sarri dhe mbi të gjitha ajo e Eden Hazard, që menjëherë pas ndeshjes në Baku zyrtarizoi largimin e tij nga skuadra londineze.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Nëse ai I futbollistit belg është një vendim i pakthyeshëm, i ndryshëm është diskutimi për teknikun italian. Sarri nuk ka qenë një personazh i dashur për mediat angleze, që duket se kanë ndryshuar qëndrim pas finales në Ligën e Europës. Ato nuk I kanë kursyer elozhet për trajnerin, teksa bëjnë të ditur se edhe padroni i Chelsea, Roman Abramoviç, ps këtij suksesi pritet ta rikonfirmojë atë në pankinë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: