“Fenomen”, “Mjeshtër” apo “Gjeni”? Ndoshta më mirë nga “një tjetër planet”. Të gjitha këto superlativa lexohen të titujt kryesorë të mediave ndëkombëtare, sportive dhe jo vetëm, ndërsa I drejtohen një njeriu të vetëm: Lionel Messi.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Të përditëshmet spanjolle, sidomos ato katalunjase ekzaltojnë sulmuesin argjentinas. Elozhe dhe epitete pa fund për “Pleshtin”, që mahniti sërish botën e futbollist sidomos me golin e tretë të shënuar kundër Liverpool. Sipas gazetave iberike, me fitoren në gjysmëfinalen e vajtjes dhe me Lionel Messi në skuadër, Barcelona është favorite kryesore për të fituar trofeun e Champions League.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Foto dhe titujt që lidhen me emrin e Messi kanë pushtuar edhe mediat angleze në një dyzim emocionesh, mes hidhërimit për humbjen e Liverpool dhe dorëzimit përballë atij që e cilësojnë si “gjeniu i futbollit”. Edhe shpresat se “Të Kuqtë” e Jurgen Klopp mund të kualfikohen në finalen e Champions janë afër zeros.
(balkanweb)


Etiketa: