Pas dramës dhe mallëngjimit është koha për të zbuluar shkaqet e aksidentit tragjik që i mori jetën Jose Antonio Reyes. Ajo që nxorri makinën nga rruga ishte shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte ish-futbollisti i Sevilla, Arseanal, Real dhe Atletico Madrid. Lajmi bëhet i ditur nga përdistëshmja “El Mundo Deportivo”, që zbulon raportin zyrtar të policisë spanjolle.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Makina e tipit Mercedes, me Reyes në timon ishte duke ecur me 237 km/h në autostradën A-376, me drejtim Utrera, qytetin e tij të lindjes. Një nga gomat shpërtheu dhe si pasojë e shpejtësisë së lartë, makina në fillim doli nga rruga, përpara se të rrotullohej dhe të merrte flakë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb