Gallatasarai nuk di të ndalet. Kampionët turq vetëm pak orë pasi realizuan transferimin më të bujshëm të këtij sesioni merkatoje, pas huazimit nga Napoli të Victor Osimhen, tashmë kërkojnë të sjellin në Stamboll edhe Adrien Rabiot.

Mesfushori francez është një futbollist i lirë për momentin, e po ndjek me vëmendje interesimin e klubeve ndaj tij. Ai kërkon një page vjetore që shkon afro 7-8 milionë euro, e cila për shumë klube është konsideruar e lartë, duke bërë që Rabiot të jetë ende pa ekip. Pavarësisht pretendimit të tij, klubi turk I Gallatasarait është duke e vlerësuar seriozisht mundësinë e transferimit të tij, ç’ka mund ta bënte klubin kampion me të vërtetë një skuadër “yjesh” këtë sezon.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: