Shefi ekzekutiv i Milanit, Adriano Galliani, ka thënë se është duke e pritur Zlatan Ibrahimovicin të kthehet në San Siro. Sulmuesi i Paris Saint-Germainit është lidhur me një kthim te Rossonerët, mirëpo klubi francez nuk dëshiron ta lëshojë.

Duke folur para gazetarëve, zëvendëspresidenti i Milanit është pyetur edhe për suedezin. “Do të presim të shohim se çfarë do të ndodhë. Ibra është i vetmi që ka licencë për të vrarë!”, ka thënë Galliani.

Ndërkohë, ai ua ka bërë të qartë tifozëve që të mos e presin transferimin e Axel Witselit nga Zeniti
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: