Një filxhan kafeje është shfaqur në tavolinën e Daenerys Targaryen në episodin e katër të serisë të fundit të “Game of Thrones”. Fansat janë ndarë në dy qëndrime ka nga ata që pretendojnë se filxhani është publicitet i fshehur ( duke qenë se është në stilin e Starbuck), ndërsa ka të tjerë që pretendojë se filxhani i kafesë është një neglizhencë.

Lidhur me rastin ka patur edhe një reagim nga produksioni të cilët kanë sqaruar se filxhani është harruar nga stafi. Por rrjeti, ndërkohë, është përgjigjur me mijëra qindra meme.

Ndërkohë që fansat pyesin nëse  Starbuck ka vendosur të hapë një dyqan në Westeros,  komenti i parë erdhi me një Tweet.

“Për të qenë të sinqertë jemi të surprizuar që nuk ka porositur një Pije Dragoi.”. Por, në fakt e vërteta është se filxhani i kafesë nuk ishte një produkt i Starbuck, por një  paketim i një kafeterie në Bambridge, në Irlandën e Veriut, ku edhe është xhiruar skena”, ka shtuar drejtori i arti, Haucke Richter.  Në fakt, faqja zyrtare e “Game of Thrones” ka dashur të sqarojë që ajo që ka porositur Daenerys është një çaj bimor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb