Videoja e këngës “Gangnam Style” e këngëtarit koreano-jugor, Psy ka kapërcyer limitet e mundësisë së numërimit të shikimeve të rrjetit social të Google, Youtube, ndaj dhe kjo e fundit është detyruar ti rrisë ato.


Videoklipi është parë më shumë se 2 miliard e 147 milion e 483 mijë e 647 herë, që ishte limiti i sistemit integral të numërimit prej 32 bit të Youtube. Më 1 dhjetor, Google doli me një njoftim ku thuhej se nuk e kishin menduar ndonjëherë se një video do të klikohej më shumë nga sa numëronte sistemi i tyre i mëparshëm.


Megjithatë, inxhinierët e gjigantit amerikan të teknologjisë i paraprinë problemit dhe kur videoklipi i këngëtarit koreano-jugor ndodhej disa miliona larg kufirit maksimal, ndërhynë duke vendosur një sistem numërimi 64 bit, që do të thotë se tani kufiri i ri i numërimit është 9,223,372,036,854,775,808 ose më shumë se nëntë trilionë.


(m.k/BalkanWeb)

Etiketa: