PD mblodhi të shtunën Këshillin Kombëtar ku u votua për nënkryetarët e partisë, anëtarësinë dhe sekretarët e saj. Mbledhja nisi mesditën e së shtunës me fjalën e kryetarit Basha, i cili theksoi se sfida për opozitën mbetet kthimi i besimit të qytetarëve te politika. Ndër të tjera Basha theksoi se Rama ka rënë moralisht e politikisht dhe se tani mbetet për ta rrëzuar vetëm formalisht atë. Pas fjalës së kryetarit Basha nisi procesi i votimit për emrat e publikuar prej tij një ditë më parë, një risi kjo e kësaj mbledhjeje.
Ishin 328 votues që kishin shënuar 15 emra në listën me 50 emra, ndërsa votimi u krye në një proces rekord, listat fituese u shpallën në mbrëmje. Kryesia e re, e dalë me votë nga mbledhja e Këshillit Kombëtar do të duhet tashmë të organizojë aksionin politik të opozitës. Në mbledhjen e së shtunës Këshilli vendosi organizimin e protestave me qëllim largimin e Ramës si edhe të mbështesë një qeveri kalimtare që do t’i japë vendit zgjedhje të lira. (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: