TIRANE- Kandidati i ASHE-së për Bashkinë e Durrësit Vangjush Dako i është përdredhur debatit me rivalen e tij Grida Duma dhe nuk ka dhënë asnjë shpjegim. Deklarata u bë nga vet Duma e ftuar në emisionin “Studio e Hapur’ përballë gazetarëve Eni Vasili, Anila Basha dhe Tedi Blushi. Duma u shpreh se Dako duhet të japë 7 ose 8 arsye për të gjitha rastet që ka shmangur debatet me të.

Grida Duma publikoi në “News 24” videot që nuk u pranuan në “Top Show” duke çuar në dështimin e debatit me kandidatin e majtë, Vangjush Dakon.

Para se të filloj dhe t’u jap fjalën dhe kolegëve të mi do doja të ndaja dy tre pyetje kryesore. Një nga kryesoret debati me rivalin tuaj. Dako ka qenë i ftuar në këtë studio. Ne e ftuam edhe për nj debat por siç u pat deklaruar ai e kshite fiksuar në Top Chanel një debat. Pse nuk u bë kurrë një debat me ju?
Grida Duma: Zoti Dako nuk ka dhënë asnjë shpjegim sepse duhet ti jepte 7 ose 8 të tilla. Ai i është përdredhur debatit. Nuk ka filluar këtu çështja e debateve, ka filluar në qytetin e Durrësit, në disa raste ku kishte anonçuar kontratën sociale me të rinjtë kur do ishte debati, 3 orë para thotë do vi vetëm dhe pas kandidates tjetër. Kështu e bëri edhe në forumin tjetër. Ata kishin anonçuar me foto të mëdha se do jenë të dy kandidatët përballë në treçerekorëshin e fundit kemi pasur përsëri kançelim. E njëjta histori edhe në “Zonë e Lirë” në “Opinion” dhe plot elementë të tjerë.

Në rastin e fundit u tha se ju vajtët me vonesë. Vajtët realisht me vonesë aty?
Grida Duma: Ka pasur një menaxhim të përdredhur të situatës. Ne na ka ardhur një ftesë ku vendosej një foto e jonë për një debat, ku unë e pohoj se do shijoj dhe ora nuk ishte vendosur në ftesë. Stafet tona u morëm vesh për orën 11:00. Zoti Dako ka shkuar në orën 10:15. Kam qenë në një aktivitet dhe kam shkuar me vrap, kam arritur në orën 10:30. Dikush bëri pyetje në momentin që hyra unë dhe ai ktheu përgjigje dhe folësi tha kam pyetjen për të dy. Unë marr mikrofonin. Dhe ai që bëri pyetjen thotë shiko si ju mori mikrofonin.

Zoti Dako thotë se stafi juaj ka qen prezent që kur ka filluar debati…
Grida Duma:Stafi im ishte prezent se shkon vendos kamerat dhe vete gjysmë ore para.

Ju këtë e përktheni si frikë nga debati apo si injorim në debat?
Grida Duma: Për aq sa e njohin të gjtihë qytetarët dakon nuk besoj se është një figurë e plotë në debat publik. Dalja e tij në publik në këtë fushatë atij i ka prishur punë. Ai nëse në momentet e para mund të numëroja disa pika të dobëta në punë e tij, nëse i hyn me imtësi qytetit, sheh sesa shumë të meta ka. Sa i takon debatit të pritur, ka negociuar që duhet të kishte debat për vetëm 3 pyetje. Por kërkoi të mos pulbikoheshin foto dhe materiale. Bëhet fjalë për materiale që përcjellin situatën në atë qytet.

Janë video që i ka filmuar stafi juaj?
Grida Duma: Një prej tyre është sjellë nga qytetarët, dhe një nga stafi jonë. Ka të bëjë me mënyrën fiktive të regjistrimit të zgjëdhësve artificialë.

Ju prisni fitore të madhe dhe ju prishin punë këto vota?
Grida Duma: Bëhet fjalë për 2800 vota. Dhe ai shqetësohet kur ne denoncojmë këtë situatë. Ai ka thënë se edhe Grida është regjistruar. Unë me Dakon nuk kemi asgjë të përbashkët, as në program, as në ide. Ne i kemi dhënë prokurorisë materialet. Janë marrë në pyetje dhjetëra familje. Komisionerët tanë do të kenë listën e Gjykatës me personat që ndalohet të votojnë. Edh pse KQZ nuk ka vepruar në këtë drejtim. Komisionerët tanë nuk do të lejojnë të votojnë këta persona.

Do bojkotoni nëse lejohen të votojnë?
Grida Duma: Nuk do të bojkotojmë. Ne nuk tërhiqemi pasi jemi votues. Nëse kjo ndodh do ta ndjekim si krim elektoral deri në momentin e fundit. I kanë marrë kartat e identitetit duke u thënë se do futen në punë, e i kanë eksportuar në situata të tjera.

Jeni akuzuar nga rivali juaj që jeni regjistruar në shtëpinë e dajës?
Grida Duma: Unë jam gocë Durrësi, por nuk jetoj në shtëpinë e dajës, pavarësisht se çfarë thonë ata. Janë përpjekur që me një batutë të fitojnë një ovacion të madh. Se nga është ai zotëria dhe se ku banon nuk ka rëndësi, e quan veten Durrsak.

Ministrat e PD kanë dhënë leje në zonën arkeoligjike?
Grida Duma: Kushdo që është fajtor e ka lejuar këtë, dhe nuk ndalem nëse është i majtë ose i djathtë. Në atë lulishte “1 Maji” janë shkatërruar ato që janë gjetur. Nuk janë çuar në arkiv as gjysma e atyre që janë gjetur atje.

Si do e ruani ju trashëgiminë e atij qyteti?
Grida Duma: Zona e mbrojtur nuk do të preket më. Ka shumë për të gjetur tek lulishtja përballë postës. Unë së pari duhet të siguroj që në datën 21 qershor të hedhim poshtë këtë masakër të bërë ndaj trashëgimisë.

Dhënia e një leje të tillë është shumë e rëndë?
Grida Duma: Nuk do të lejohet kurrsesi një gjë e tillë. Ai qytet kërkon çlirim tani. Edhe biznesi i vogël është në presion absolut. Njerëzit janë sot në një presion të jashtëzakonshëm.

Ja video e regjistruar…
Grida Duma: Po jua sqaroj videon. Është një qytetar që ka shumëzuar numrin e të votuarit, thotë do votoj në mbarë vendin. Dhe thotë unë e kam bërë edhe herë tjetër. Do të votojë kësaj here për Vangjush Dakon.

E dinte zotëria që po e flimonin?
Grida Duma: Këtë na e kanë sjellë qytetarët. Dhe nuk di nëse zotëria e dintë apo jo që po e filmonin. Ndërsa video e dytë ka të bëjë me faktin se po bëhen zhvendosje të votuesve. Në disa zona në Prezë dhe Vorë njerëzit kishin lëvizur. Personi i filmuar shfaqej i regjistruar në Durrës, por ai thotë se ka që në 1998 që jeton aty në banesën e tij, e jo në Durrës. Në durrës ka kantiere ndërtimi që thuhet se janë banesa.

Çfarë mjetesh janë këto?
Grida Duma:Për çfarë funksionon partia përveçse të njohë në detaje banorët e vet. Banorët e çdo lagje janë të njohur nga strukturat e partisë.

A ju s’keni çfarë i bëni Vangjush Dakos dhe po merreni me individin? Ju po thoni që PS dhe LSI nuk bashkëpunojnë?
Grida Duma:PS e Durrësit është e aneksuar nga zoti Dako dhe ata që janë në mbështetje të tij. Qyteti është marrë peng nga 5 veta, dhe unë e quaj atë gostia e të pestëve. Edhe zgjedhjet nuk i bën me strukturat e PS. Pavarësisht se hap zyra. Unë kënaqem kur socialistët votojnë për Grida Dumën. Ka njerëz me tester të PS që thonë do votojmë për ty.

Nuk më duket argument ky…
Grida Duma: Filloi diskutimi për numra. Në parim ka fituar me 3000 vota herën e fundit. Keni harruar që Bashkia e re e Durrësit shton Komunat.

Ju keni harruar që dako dhe Rama kanë dhënë mbi 7000 legalizime dhe nga këto 3000 vota i ka të paktën…
Grida Duma: Jo nuk e kam harruar sepse i kam takuar qytetarët që kanë marrë legalizimin kundrejt të cilit kanë paguar 3 fishin. Qytetarët janë duke paguar trefishin. Nuk është as falas dhe as më e lirë seç ka qenë.

Tani po jepen legalizimet, ju më parë nuk i dhatë…
Grida Duma: Komunat janë me balancë djathtas. E lemë logjikën e legalizimit se ju marr dhe bëjmë një intervistë të sinqertë se sa po paguajnë. Po paguajnë 3-fishin dhe nuk e kanë të regjistruar pronën dhe ju mbetet kolateral. Ky është shoë i legalizimit.

U shfaq në foto e zotit Dako përse e keni sjellë?
Grida Duma: Bëhet fjalë për një person ku Dako është në takim me qytetarët. Në këtë forto njëri prej individëve që është afër ai është i kërkuari i situatës së Sukthit që policia thotë se nuk e gjejmë dot. Dhe ne po ju themi ja ku e keni në mitingun e zotit Dako. Personi në kërkim i cili ende nuk është kapur është pjesë e asaj tavoline.

Shfaqet një foto e një pallati në det
Çfarë do bëni me ketë leje? Do i thoni qeverisë ta shembi me tritol?
Grida Duma: Më lini ta trajtoj çdo çështje ligjërisht.

Keni premtuar që do punësoni një banor nga çdo familje, dalin 67 mijë familje, do punësoni 67 mijë veta?
Grida Duma: Jo do punësoj 15 mijë veta. nuk kemi zero punësim. Si fillim është kjo logjikë matematike e gabuar.

Ku do i punësoni?
Grida Duma: Bashkëpunim mes administrimit të mirë të bashkisë dhe tregut privat. Hapja e vendeve të punës llogaritet si kosto dhe Durrësi e ka midis 5-6 mijë euro.

Pse nuk keni shprehur shqetësim për Durrësin në 8 vite?
Grida Duma: Unë jam personazh i PD, kam bërë detyrën time, dhe tashmë kandidoj për Durrësin dhe ngre këto shqetësime.

Ku do t’i gjeni fondet për projektet tuaja?
Grida Duma: Unë jam akuzuar se nuk kam projekte të mëdha. Sot Bashkia e Durrësit ka trefishin e fondeve që kishte deri dje.

Ju propozoni ulje të taksave?
Grida Duma: Për 2013 ne i kemi kërkuar falje të gjithë qytetarëve. Unë kam dalë si rezultat i zgjedhjeve në PD në këtë pozizion.

Ku do i gjeni fondet?
Grida Duma: Mos e paragjykoni forcën qeverisëse. Unë kam besimin se do të bashkëpunoj me kryeministrin, dhe të jeni të sigurt se nuk ka arsye pse kjo të mos ndodhë. Përveçse konsumimit të Dakos, problemet me energjinë, me taksat, me reforma, me qendrat e shëndetësisë, janë fatura që do t’i paguajmë të gjitha bashkë. Nuk ka ngërç bashkëpunimi mes meje dhe kryeministrit. Këto janë batuta që çdokush i përdor në fushatë. Basha po flet si kryetar i PD, si kandidat për zgjedhjet parlamentare të ardhshme, në 2017, nuk po kandidon për zgjedhjet lokale. Ndërsa unë flas si kandidate për kryetare e bashkisë së Durrësit. Për çështjen e energjisë, ne do të ngremë zyra konsulence ligjore për t’i dhënë zgjidhje problemeve të qytetarëve.

Cilat taksa do të ulni?
Grida Duma: Taksa e pasurisë sot është 4 mijë lekë, do të ulet në nivelin që e ka Tirana aktualisht, 2800 lekë, do të doja të shkonim drejt taksave të ulëta. Durrësi nuk e meriton kaq shumë taksa, kur një bashki më e madhe siç është ajo e Tiranës ka më pak. Në 2013 kur rriti taksat, rriti edhe të ardhurat, por mblodhi më pak, për shkak të keqmenaxhimit. 600 biznese kanë falimentuar. U thuhet se keni tregun privat dhe do paguani qira, dhe po ashtu do paguani edhe këto taksat. I detyrojnë për tregun privat, ndërsa ka prona publike që mund të përdoren. Po as taksat nuk i ka mbledhur dot. Nga turistët ka deklaruar 20 mijë dollarë të ardhura nga taksat. A duket logjike kjo? Në mesatare të përgjithshmë qytetarët do të paguajnë 30 % taksa më pak kur të qeverisim ne Bashkinë. Këtë e ka mundësi edhe Dako ta bëjë, me votimin e Këshillit Bashkiak. Me reformën territoriale, kompetencat janë më të pavarura. Është bashkia që vendos ndarjen e taksave. Biznesi i vogël nuk mund të paguajë të gjitha taksat që paguan biznesi i madh.

A t’ju bëj një pyetje për bashkitë e nxehta/ sa para keni shpenzuar në këtë fushatë?

Grida Duma: Spotet janë përballuar nga partia në qendër. Pjesa tjetër stafi që vjen janë treçereku vullnetar për të mos folur për 100 mijë apo 200 mijë për të ngrënë. Fushata ka donacione vullnetare të mjaftueshme sa për të përballuar ditën e fundit të zgjedhjeve. Kostoja e fonisë është 60 mijë lek të vjetra.

Pse përmbytet Durrësi?
Grida Duma: Sepse sistemi i kanalizimeve është ai që përballonte 20 mijë banorë. Ke pallate mbi kolektor.

Dje Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë vendimin për bllokimin e lejeve të ndërtimit. A jeni e kënaqur?
Grida Duma: Është lajmi i mirë. unë nuk i kam shpallur luftë industrisë së ndërtimit. Për rastin e Durrësit për pjesë të tjera të qytetit jo në zonë Z dhe zonën B. Nuk kam thënë që do falimentojë industrinë e ndërtimit.

Do ju pëlqente që vitin e parë të punës të jepni lejen për pallat?
Grida Duma: Jo sepse është e mbingarkuar

Sa janë pa shitur?
Grida Duma: Janë 4000-5000 hyrje.

Cili do jetë vendimi i parë që do firmosni?
Grida Duma: Ulja e taksave.

Vlerësoni diçka nga veprat e Dakos?
Grida Duma: E kam të pamundur.

Ju vjen keq që ju nxorrën atë fotografinë me fustanin?
Grida Duma: Me vjen keq për disa nga këto. ma dërgoi një koleg i juaj. Qesha se e pash që ishte shaka mediash. Ka qenë një foto e familjes sime e tim shoqi dhe tim biri që deklaruan ndarjen e familjes. Ajo që më ka mërzitur në atë foto ishte që i kishin fshirë fytyrën tim biri.

(el.sp/a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb