TIRANE

Institucioni i Presidentit të Republikës ka publikuar sot listën me emrat e kandidatëve që kanë aplikuar për pozicionin kushtetues të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Bëhet fjalë për 34 kandidatë që shprehin interes për të marrë pjesë në garë.

Aktualisht detyrën e kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit e mban Bujar Leskaj, të cilit i mbaron mandati brenda dhjetorit të 2018-ës. Pak kohë më parë Leskaj bëri të ditur se nuk do të rikandidojë dhe për këtë arsye vuri në dijeni presidentin Meta dhe kreun e Kuvendit Gramoz Ruci.

LISTA E KANDIDATEVE

1
1
2
2
3
3

Të dhënat e mësipërme, janë evidentuar nga dokumetacioni i dorëzuar nga aplikantët.

Pas kësaj faze, Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se kandidati që do t’i propozohet Kuvendit të Shqipërisë për t’u zgjedhur në pozicionin kushtetues të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i përzgjedhur në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin e brendshëm, do të publikohet brenda afateve ligjore.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb