Sekretar për çështjet ligjore në PD, Indri Sefa, i ftuar në emisionin “Frontline” nga gazetarja Marsela Karapanço në News24, foli për garën për kryetar në Partinë Demokratike.
Gjatë intervistës LIVE ka ndërhyrë sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, i cili thitë se rregullorja e partisë u nënshkruar nga Lulzim Bsha. Ndërkohë Indrit Sefa ka ironizuar vendimin e Bardhit, duke u shprehur se kush bën fushatë për subjekt tjetër, nuk ka të drejtë të kandidojë për kryetar në PD.
Reagimi i Bardhit: Zotëria ka draftin e punuar nga grupi i punës i dorëzuar ne dhjetor prej tyre që është shqyrtuar nga Këshilli Kombëtar; i cili ne 4 ore mbledhje ka bere ndryshime te shumta ne rregullore dhe zotëria ne studio e di këtë. Rregullorja është e protokolluar, arkivuar dhe nënshkruar nga Basha si kryetar i PD! 7 deputetë që kanë marrë pëlqimin dhe kërkojnë ndërhyrjen e sekretarit të Përgjithshëm për të ndalur zgjedhjet e 29 Korrikut.
Sefa: Nëse ke bërë fushatë për Ilir Metën si do zgjedhësh kandidatin e PD-së? Në çfarë zgjedhjesh kandidonte Berisha? Me cilën parti, subjekt? PD duhet të tregojë se nuk është nën kurriz të non-gratës, duke dalë me alternativë për qytetarët. Rama bën 10 vite që bën opozitë. Ne duhet të jemi antipodi i Ramës.
Ne nuk kemi përjashtuar asnjë njeri nga PD, njerëzit kanë bërë zgjedhjen e vetë për t’u larguar. Rast i tillë është dhe Igli Cara, i cili zgjodhi të kandidojë për një subjekt tjetër. Nuk mund të jesh anëtar i Kryesisë së PD-së nëse kandidat për një tjetër subjekt.
Ne nuk kemi përjashtuar asnjë njeri nga PD, njerëzit kanë bërë zgjedhjen e vetë për t’u larguar. Rast i tillë është dhe Igli Cara, i cili zgjodhi të kandidojë për një subjekt tjetër. Nuk mund të jesh anëtar i Kryesisë së PD-së nëse kandidat për një tjetër subjekt.