LEZHE

Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Lezhës, Pjerin Ndreu, i cili garon përballë kandidatit të pavarur Eduard Ndocaj, i njohur ndryshe si Kaubojsi, theksoi se ishte vendimi i opozitës për të mos hyrë në zgjedhje.

Teksa zgjodhi që të votonte bashkë me familjen, Ndreu tha se me rëndësi ngelet fakti që ku proces të kalojë pa incidente.

Mes të tjerash ai nuk la për përmendur faktin se falë edhe përfaqësuesve të opozitës në Lezhë ky proces po ecën i qetë.

“Sot eshte nje dite e qete. Sot kryesore qetesia pjesmarrja dhe pjekuria e aktoreve qe kete dite ta kalojme me sa me pak tension. Disa momente ne Lezhe i kemi kaluar me sukses fale pjekurise se pales se opozitës qe kanë mbajtur qëndrim korrekt, i pershendes, ftoj qytetaret lezhian te votojne te qete.
Ne Lezhe asnje incident. Kjo fale pjekurise se lezhianeve qe ne kohe te veshtira e kane treguar veten. Kjo sjellje dhe keto votime me standardet me te mira. Zgjedhjet pa opoziten? Ajo ka marre vendimet e veta.”, tha Ndreu për gazetarët.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb