TIRANE
Grupi i PS ka vendosur të votojë Olsian Çelën për postin e prokurorit të përgjithshëm. Në mbledhjen e zhvilluar pak caste më parë në selinë e PS-së, socialistët kanë vendosur të votojnë kandidatin e parë në listën e KLP-së.
Gazetari Osman Stafa tha për ‘BalkanWeb’ se në mbledhjen e grupit parlamentar ishte i pranishëm edhe kryeministri Rama, njëherësh kryetar i PS-së.
Kuvendi i Shqipërisë pritet të zgjedhë sot Kryeprokurorin e ri të vendit, me një mandat 7-vjeçar. Edhe pse kanë mbetur edhe 2 javë nga skadimi i afatit 1-mujor, Parlamenti e ka përfshirë në agjendën e punimeve të ditës së enjte zgjedhjen e kryeprokurorit.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pwrzgjodhi tre kandidatura për pozicionin e kryesuesit të akuzës shqiptare, duke renditur të parin prokurorin Olsian Çela me 459 pikë. Përpos Çelës, në garë janë edhe kryeprokurorja aktuale e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku me 406 pikë dhe Fatjona Memçaj (362 pikë).
(BalkanWeb)