TIRANË

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar unanimisht listën për 25 kandidatë për SPAK, gjë sipas të cilit, rezultojnë se i përmbushin të gjitha kriteret e kërkuara paraprake.

Nga ana tjetër tre kandidatë të tjerë janë skualifikuar, sepse rezulton se janë jashtë sistemit të drejtësisë. “BalkanWeb” mëson se të skualifikuarit janë Gëzim Cenaj, Fatmir Hoxha, dhe Irena Nino.

Lista, e cila mori dritën jeshile nga Këshilli i Lartë Prokurorisë për 25 kandidatët për SPAK do t’i dorëzohet tashmë Komisionit të Posaçëm të Apelimit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: