Java e fundit e Superiores i ka të gjitha llogaritë e hapura. Në këtë mënyra, gara për Këpucën e Artë ka kaluar në plan të dytë.

Një trofe individual që synohet nga sulmuesit. Bekim Balaj kryeson për të dytin sezon radhazi. 16 gola ka shënuar kapiteni i Vllaznisë, që është i avantazhuar për ta fituar.

Pas tij ndjek Regi Lushkja me 14 gola. Ky i fundit me shumë gjasa nuk do të luajë sot për Egnatian, pas shqetësimit fizik që ndjeu ndaj Partizanit në Kupë.

Më poshtë, me nga 12 gola, ndodhet Zabërgja, Itodo dhe Zharmuni. Balaj nuk duket i rrezikuar kështu në javën e fundit të kampionatit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb