Deputetët e opozitës kanë tentuar të hyjnë në Kuvendin e Shqipërisë pak minuta para nisjes së seancës plenare, por janë ndaluar nga Garda.
Bëhet fjalë për 24 deputetët e përjashtuar dje nga Sekretariati i Etikës pas ngjarjeve të së hënës, ku iu vu flaka karrigeve para Kuvendit si dhe u qëllua drejt kryeparlamentares Spiropali me shishe ujë e këmbë karrigeje.
Flamur Noka: Tmerri ka Edi Rama nga opozita dhe fjala e lirë. Dy fjalë edhe për këta opozitarët e opozitës, si raca më e ndyrë e njerëzimit. Shikoni këto pastaj dilni flisni. Bunkerizohet parlamenti që të mos lejohen të futen përfaqësuesit e popullit. Shihni këtë pamje dhe pastaj flisni për demokraci.