TIRANË

Këshilli i Lartë i Prokurorisë  gjatë mbledhjes së sotme ka vlerësuar kandidatët, të cilët janë futur në garë dhe synojnë të marrin drejtimin e postit të kryeprokurorit të vendit.

Ky institucion, pasi shqyrtoi të gjithë dokumentacionin e nevojshëm vendosi t’u japë të drejtën tre kandidatëve si Arta Marku, Olsian Çela dhe Fationa Memçaj për të vijuar garën, ndërsa kandidati i katërt, Lulzim Alushaj ka ngecur  tek vitet e punës, pasi sipas ligjit, kandidati duhet të ketë ushtruar të paktën 15 vite punë  si jurist i spikatur.

Teksa ka ndjekur nga afër mbledhjen e KLP-së, gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se kandidati Alushaj nuk plotëson këtë kriter dhe si pasojë, ai nuk mund të ushtrojë të drejtën e garës.

“Lulzim Alushaj nuk plotëson kriteret për të vijuar garën. Alushaj nuk plotëson kushtin e 15 viteve të punës si jurist i spikatur. Në këto kushte për sa kohë nuk i plotëson kriteret, Alushaj nuk mund ta vijojë garën”-raportoi gazetarja Klodiana Lala.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: