Sulmuesi i Real Madrid, Gareth Bale do të jetë gati për sfidën së shtunës kundër Levantes, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu” .

Mediat spanjolle raportojnë se uellsiani është kthyer në Madrid gjatë ditës së sotme, ndërsa ka theksuar se do të jetë gati për t’iu nënshtruar disiplinës dhe urdhrave të Julien Lopetegui. Bale po punon për t’u rikuperuar plotësisht, pasi në miqësoren kundër Spanjës, trajneri Giggs nuk pranoi ta aktivizonte në lojë nga frika që mos do të dëmtohet më shumë, kështu që ai nuk luajti asnjë minutë për kombëtaren.

Gareth Bale ka treguar se do të jetë i gatshëm  për të ndihmuar ekipin e “Los Blancos”, që të dalë  nga gjendja jo e mirë në të cilën ndodhet aktualisht.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb