TIRANË

Rovena Gashi dhe  Dritan Gina kanë  fituar betejën ligjore me kryeprokuroren Arta Marku, ndërsa Apeli administrativ i ka rikthyer në detyrë.

Urdhrat për pezullimin e tyre, pas shqyrtimit nga Apeli kanë rezultuar jashtë kompetencave të kryeprokurores së përgjithshme të përkohëshme, Arta Marku, raporton “BalkanWeb”.

Çifti i prokurorëve Gashi dhe Gina u pezulluan disa muaj më parë nga detyra, por sot Apeli ka rrëzuar urdhrat e pezullimit të lëshuar nga Marku duke rikthyer në punë të dy prokurorët e larguar.

“Shfuqizimin teresisht si te paligjshem te Vendimit me Nr.140 date 11.05.2018 te Prokurores se Pergjithshme te Perkohshme Arta Marku «Per pezullimin nga detyra te Prokurores Rovena Gashi, ne Prokurorine e Pergjithshme te Republikes se Shqiperise»,deri ne perfundim te hetimeve ose gjykimit te procedimit penal me Nr.577/2018 te Prokurorise prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres.

2) Shfuqizimin teresisht si te paligjshem te Vendimit me Nr.141 date 11.05.2018 te Prokurores se Pergjithshme te Perkohshme Arta Marku «Per pezullimin nga detyra te Prokurorit Dritan Gina, ne Prokurorine prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane», deri ne perfundim te hetimeve ose te procedimit penal me Nr.577/2018 te Prokurorise prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres.

3) Pezullimin e zbatimit te Vendimit me Nr.140 date 11.05.2018 dhe Vendimit me Nr.141 date 11.05.2018 te Prokurores se Pergjithshme te Perkohshme Arta Marku, deri ne perfundim te shqyrtimit, me vendim te formes se prere, te ankimit te bere nga ana e Prokuroreve Rovena Gashi dhe Dritan Gina ndaj ketyre urdherave te paligjshem.

Relatori:Amarildo LaçiDispozitivi:1.Pranimin e padisë. 2. Shfuqizimin e vendimeve nr. 140, datë 11.05.2018 dhe nr. 141, datë 11.05.2018 të Prokurores së Përgjithshme për pezullimin nga detyra të prokurorëve Rovena Gashi dhe Dritan Gina.

3. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës së paditur, Prokuroria e Përgjithshme.4. Kundër vendimit mund të ushtrohet rekurs përpara Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, brenda 30 ditëve, duke filluar nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi të arsyetuar.Data e shpalljes:08-11-2018”, thuhet në njoftim.

Pezullimi i Rovena Gashit

Prokurori i Përgjithshëm znj. Arta Marku me vendimin nr.140, dt. 11-05-2018, bazuar në nenet 148/d pika 4, gërma “b” dhe 179 pika 7 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; në nenet 151, pika 1, gërma “b” dhe pika 2 gërma “b”; 155 dhe 160, pika 2, gërma “c”, të ligjit nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi:

Pezullimin nga detyra të prokurores pranë Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë, znj. Rovena Gashi.

Pezullimi i znj. Gashi u vendos pasi Kryeprokurorja u njoh me informacionin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës në lidhje me ngritjen e akuzës dhe marrjen në cilësinë e të pandehurit të shtetases Rovena Gashi për veprën penale:

“Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, në formën e deklarimit të rremë, parashikuar nga neni 257/a-2 i Kodit Penal.

Prokurorja Gashi do të jetë e pezulluar deri në përfundim të hetimeve ose gjykimit të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës.

Pezullimi Dritan Gina

Prokurori i Përgjithshëm znj.Arta Marku me vendimin nr.141, dt. 11-05-2018, bazuar në nenet 148/d pika 4, gërma “b” dhe 179 pika 7 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; në nenet 151, pika 1, gërma “b” dhe pika 2 gërma “b”; 155 dhe 160, pika 2, gërma “c”, të ligjit nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi:

Pezullimin nga detyra të prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, z.Dritan Gina.

Pezullimi i z.Gina u vendos pasi Kryeprokurorja u njoh me informacionin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës në lidhje me ngritjen e akuzës dhe marrjen në cilësinë e të pandehurit të shtetasit Dritan Gina për veprën penale:

“Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, në formën e deklarimit të rremë, parashikuar nga neni 257/a-2 i Kodit Penal.

Prokurori Gina do të jetë i pezulluar deri në përfundim të hetimeve ose gjykimit të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb