Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka paralajmëruar betejë ligjore me çështjen e shumëdebatuar për Teatrin Kombëtar, duke filluar nga muaji shtator.

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët në selinë blu, kreu i opozitës u shpreh se brenda javës së parë të shtatorit opozita do të dorëzojë në Prokurorinë Daneze dhe atë Shqiptare kallëzimin penal për arkitektin danez të teatrit, Bajrke Ingels, dhe kompaninë e tij BIG.

Gjithashtu, Basha njoftoi se po përgatiten edhe dy kallëzime të tjera në shtator, sipas tij, njëra për mafiozët kroatë të Ramës me kasat fiskale dhe tjetra për veprën korruptive te Sheshi Nënë Tereza.

“Brenda javës së parë të shtatorit, opozita do të padisë në prokurorinë shqiptare dhe në atë daneze, arkitektin danez të Teatrit Kombëtar Bjarke Ingels dhe kompaninë e tij BIG. Po bëhen përgatitje për të bërë të njëjtat hapa, me mundësitë që kemi në opozitë, kur të jemi në qeveri, do të kemi të tjera mundësi, edhe përsa i përket mafiozëve kroatë të Ramës me kasat fiskale.

Gjithashtu, I njëjti veprim do të bëhet edhe përsa i përket një tjetër shkatërrimi i një tjetër vepre, nëpërmjet mikut të Edi Ramës, Casamonti, që mesa duket do të marrë përsipër veprën korruptive tek sheshi Nënë Tereza.

(d.ç./BalaknWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb