TIRANE

Pas përfundimit të takimeve me aktorët kryesorë politikë në vend, të delegacionit të Venecias, presidenti i Republikës Ilir Meta njofton se do të dalë sot pasdite në një konferencë për mediat.

Anëtarët e Komisionit të Venecias, të thirrur në Tiranë në vijim të procesit të nisur nga Komisioni Hetimor për shkarkimin e tij, u pritën dje në një takim edhe nga Presidenti Meta, i cili shkroi në rrjetet sociale se Shqipëria nuk do të ishte kurrë në këtë gjendje nëse do të dëgjoheshin rekomandimet e tyre.
Ndërkohë sot, po përmes një statusi në facebook, Meta shkruan se është i hapur për cdo pyetje dhe i gatshëm për cdo përgjigje.

“Të dashur miq, Në ora 17:00 ju ftoj të më ndiqni live në Facebook, në një konferencë për shtyp, me rastin e përfundimit të vizitës së një përfaqësie të Komisionit të Venecias, të ftuar nga Kuvendi i Shqipërisë. I hapur për çdo pyetje! Gati për çdo përgjigje!” shkruan Meta në profilin e tij në facebook.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb