Një dëmtim la jashtë fushe për takimet kualifikuese të Botërorit, mbrojtësin e kombëtares, Mario Mitaj. Në Arabinë Saudite bëjnë me dije se lojtari i Al Ittihad do të jetë gati në muajin maj, për t’i dhënë një dorë skuadrës, në ndeshjet e fundit të kampionatit.

Në këto kushte, Mitaj pritet të jetë në dispozicion të Sylvinhos, për  sfidat e qershorit me Serbinë në shtëpi dhe Letoninë në transfertë,  të vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

21-vjeçari është pjesë e rëndësishme e skemave të Sylvinhos, me futbollistin që ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për përfaqësuesen  deri tani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb