Çelsi dhe Real Madridi mund të futen në “pazar” mes tyre shumë shpejt. Veç dëshirës së madhe të spanjollëve për të sjellë në “Bernabeu” asin belg, Eden Hazard, tashmë janë edhe blutë londinezë ata që mund ta përdorin situatën si një pedanë shkëmbimi për të plotësuar grupin e skuadrës në dispozicion të trajnerit Sarri.

Sipas asaj që shkruan “Marca”, Çelsi është gati ta mbyllë akordin me Real Madridin për blerjen përfundimtare të Mateo Kovaçiç, mesfushorit kroat që iu bashkua londinezëve në formën e huazimit verën e shkuar. Një operacion që shkon përtej bllokimit të merkatos që FIFA i ka bërë klubit të Abramoviçit.

Në këtë situatë është edhe Real Madridin që do të kërkojë të përfitojë maksimalisht, pasi drejtuesit e “Los Blancos” duan të ulin sa më shumë çmimin e kartonit të Eden Hazard. Idea e Perezit është ajo për ta përdorur kroatin si pedanë për të ulur çmimin e anësorit belg nën 100 milionë euro.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb