Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel ku po jep një deklaratë për mediat me Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke.

Kreu i qeverisë njoftoi krijimin e një komiteti të përbashkët kosultativ, që do të jetë një ndihmë në procesin e integrimit të vendit.

Rama shtoi se vendi ynë është i gatshëm që të bëjë gjithçka për të qenë pjesë e Unionit Europian.

Rama: Mendojmë njëlloj për shumë çështje. Kemi mundësi të plotësojmë krijimin e komitetit konsultativ.
Provë e besimit që procesi i integrimit nuk i përket vetëm qeverisë por edhe shoqërisë civile. I emocionuar për mbështetjen që na ka dhënë presidenti Ropke.
Na jep mundësinë ti tregojmë qytetarëve dhe aktorëve në vendin tonë, se sa e rëndësishme është të kuptojmë që rruga drejt BE, duhet e gjithë shoqëria të punojë.
Me krijimin e komitetit është të tregojmë që jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që të përshpejtojmë procesin e integrimit në BE.
Lajm i mirë të kuptojmë që Brukseli ka zemër.
Mirënjohës për Oliverin dhe ekipin e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb