TIRANË

Vajza e liderit të Lëvizjes Studentore Rudina Hajdari ka deklaruar se është e gatshmë të lërë mandatin si dhe iu ka bërë thirrje demokratëve të bashkohen me protestën e studentëve.

“Dua që sot t’i bëj një premtim tim ati. T’i bëj një betim të rinjve sot. Unë jam gati të dorëzoj mandatin tim, t’u bashkohem atyre për luftën e tyre. Për çdo gjë që ata do të bëjnë. Ju premtoj juve, se nuk jam kthyer për të qenë deputete. Jam kthyer për të ardhmen e Shqipërisë. Jam kthyer për vajzën time. Jam kthyer për vëllezërit e mi. Jam kthyer për të çuar amanetin e babit tim deri në fund. Prandaj sheshi i demokracisë sot nuk është këtu është te Ministria e Arsimit. Të shkojmë t’u bashkohemi atyre. Nëse ata na bashkohen ose jo, ne duhet të shkojmë atje sot”, u shpreh ajo.


Partia Demokratike ka zhvilluar një ceremoni në Ditën e Rinisë, për të kujtuar Lëvizjen Studentore të 28 viteve më parë.  Studentët atëherë dolën në protestë fillimisht për kushtet e tyre, e më pas sollën edhe rënie e sistemit diktatorial.


(m.k/BalkanWeb)