Nga Zonja Katerina
Përbërësit

2 patëllxhanë, 2 speca, 2 patate, 2 qepë, 2-3 thelpinj hudhër, 3 domate, 4 lgj vaj ulliri, 1 tufë majdanoz, Kripë, piper.

Përgatitja

Qepët, hudhrat dhe 1 domate i presim në kubikë të vegjël dhe vendosim një shtresë të parë në tenxhere me qepë dhe domate. Presim të gjitha perimet e tjera në kubikë dhe bëjmë një shtresë të dytë me perime të ndryshme. Më pas bëjmë një shtresë të tretë me qepë dhe domate dhe grijmë imët majdanozin. Domatet e tjera i grijmë në rende, i trazojmë me vajin e ullirit, kripë dhe piper të zi dhe i shtojmë në tenxhere.

E mbulojmë gatimin fillimisht me një pjatë dhe më pas me kapak dhe e lemë të ziejë në temperaturë mesatare me lëngjet e veta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: