Nga: Znj.Vjollca

500 gr mish viçi
1 kokërr qepë
300 gr patate
300 gr kungull të verdhë
3 thelpinj hudhër
5 lugë gjelle vaj ulliri
2 lugë kafeje piper të kuq
2 luge kafeje piper të zi
1 lugë gjelle rigon
Kumin
Kripë

Fillimisht presim mishin në kubikë. Në një tigan me bazë të gjerë skuqim mishin në vaj për 10 minuta, më pas shtojmë qepën të prerë në rrathë, patatet, kungullin të prerë në kubikë dhe erëzat. E mbulojmë të gjithën me ujë të vluar derisa patatet të jenë zbutur plotësisht. E servirim duke e pudrosur me piper të kuq dhe të zi dhe duke e shoqëruar sipas dëshirës me një spec të marinuar ose me një vezë të skuqur.

(er.nu/vila24/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb