“Shpresoj të përmirësohem, ka gjithnjë për të mësuar në jetë dhe nuk kam bërë kurrë përllogaritje”, thotë Rino Gattuso për “RadioRai”, pas fitores me Kaljarin.

“Shpresoj të qëndroj tek Milani, që është klubi për të cilin kam luajtur shumë vite. Në këtë çast prioriteti është të luajmë mirë, të dërgojmë Milanin në pozicionet më të larta, të gjejmë një qëndrueshmëri si skuadër. Dua të arrij maksimumin me këta lojtarë”, shprehet Gattuso.

Sipas tij, kjo skuadër ka një cilësi të lartë, por nuk mjafton të kesh teknikë. “Sot misioni është të arrish të jesh një ekip”, shtoi trajneri milanist.

“Deri tani në kampionat më ka habitur Lazio, mendoj se po luan jashtëzakonisht mirë në kampionat me Simone Inzaghi. Jam i shqetësuar që do të përballem në kampionat dhe në Kupën e Italisë. Tek Milani nuk ka një lojtar simbol, është grupi që është vendosur në dispozicionin tim dhe duhet t’i falenderoj djemtë për vullnetin e tyre që të luajnë mirë”, vazhdoi Gattuso.

“Kjo më ka mundësuar të punojë me qetësi të madhe. Për sa i përket merkatos? Qëndrojmë kështu si jemi”, përfundoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: